Për 24 orë kanë ndodhur 37 aksidente në Kosovë

09:26 | 24 January 2020

37 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë.

Policia e Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin kanë ndodhur gjithsej 37 aksidente.

Prej tyre, 14 kanë qenë me të lënduar ndërsa 23 klasifikohen vetëm me dëme materiale. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë me fatalitet.

Për shkak të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, policia ka shqiptuar 1664 tiketa.

Po ashtu, është njoftuar se policia ka arrestuar 16 persona.

Komento: