Për 27 vjet të pasluftës, kosovarët votuan 11 herë në zgjedhje nacionale

10:35 | 07 Qershor 2026
per-27-vjet-te-pasluftes,-kosovaret-votuan-11-here-ne-zgjedhje-nacionale

Kosovarët po votojnë sot, për herë të tretë brenda 16 muajve, në zgjedhjet nacionale.

Në përgjithësi, votimet e 7 qershorit janë të njëmbëdhjetat që mbahen në nivel vendi, prejse Kosova u çlirua nga Serbia, pikërisht 27 vjet më parë.

Zgjedhjet e para ishin mbajtur në vitin 2002.

Dy vjet më parë, u mbajtën edhe të dytat, më 2004.

Votimet e treta u realizuan më 2007. Këto njihet edhe si zgjedhjet e pavarësisë, pasi që Kosova u shpall sovrane dhe e mëvetshme pak muaj më pas, më 17 shkurt 2008.

Të tria këto palë zgjedhje ishin organizuar dhe menaxhuar nga UNMIK-u dhe OSBE-ja, si mekanizma që administronin Kosovën, nga paslufta e vitit 1999.

Zgjedhjet e katërta u mbajtën më 2010 dhe ishin të parat që po bëheshin nga Republika e Kosovës, ndërsa të pestat “u vonuan” 4 vjet, për t’u mbajtur më 2014.

Ato pasueset, të gjashtat, u “afruan” një vit para kohës “normale” katërvjeçare pasi që për parlamentin e Kosovës u votua më 2017.

Të shtatat nuk vonuan dhe erdhën pas dy vjetëve. Ato u mbajtën më 2019.

Më pak se kaq kohë “u desh” për të shkuar në zgjedhjet tjera, të tetat, që u organizuan më 2021.

Votimet e nënta ishin ato të shkurtit 2025.

Të dhjetat u mbajtën në po të njëjtin vit, në dhjetor. /KosovaPress

Komento: