Për 30 minuta shënohen katër gola – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Për 30 minuta shënohen katër gola

19:17 | 29 Dhjetor 2018

Nuk kanë të ndalur golat në Derbin mes Liverpoolit dhe Arsenalit.

Përballja që po zhvillohet në Anfiled ka sjellë katër gola të shpejtë përcjell ORAinfo dhe rezultati aktual është 3-1 në të mirë të vendasve,
Padyshim hero për Reds ka qenë braziliani, Firmino që ka shënuar dy gola, së pari në minutën e 14 e më pas në të 16”tën.

Ky ishte një rikthim i paparë për skuadrën e Jurgen Kloppit që ishte në disavantazh, pasi që mysafirët kaluan në epërsi në minutën 11.

Por, golin e tretë për të kuqtë u përkujdes Sane që realizoi në vitin 32”.
Kujtojmë se Liverpool është pa humbje këtë sezon në Premiere League./ORAinfo/

Komento: