Dje është mbajtur balotazhi për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.
Në balotazhin e zgjedhjeve lokale të zhvilluara një ditë më parë në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët kanë humbur komunën e Bërvenicës.
Sipas rezultati shqiptarët kanë humbur me 36 vota diferencë, këtë komunë, e cila në katër vitet e ardhshme do ta udhëheqë partia maqedonase VMRO-DPMNE me Jovica Ilievskin.
Ai fitoi përballë kandidatit shqiptar të pavarur, Enver Pajaziti. Por, në rreth të parë kandidatë kishin edhe parti të tjera shqiptare, kjo për shkak se nuk arritën të kenë një ujdi për një kandidat të përbashkët shqiptar për këtë komunë.