Për 4 muaj, Policia në Gjakovë konfiskoi 1 mijë patentë shoferë

12:46 | 28 September 2021

Policia në Gjakovë për 4 muaj konfiskoi 1 mijë patentë shoferë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësia rajonale e komunikacionit rrugor së bashku me stacionet policore të drejtorisë rajonale në Gjakovë për katër muaj kanë shqiptuar 18 mijë e 130 gjoba në trafik, raporton Gazeta Express.

Ndërsa, gjatë kësaj kohe policia në Gjakovë ka konfiskuar edhe 1 mijë patentë shoferë.

Për tejkalim të shpejtësisë në këtë komunë janë shqiptuar 4 mijë e 100 gjoba, ndërsa për përdorim të telefonit 1 mijë e 470.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës, Njësia rajonale e komunikacionit rrugor, së bashku me stacionet policore të Drejtorisë rajonale në Gjakovë prej datës 26.05.2021, deri me datë 26.09.2021, është angazhuar në zbatimin e planit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2021” , duke ndërmarr masat e duhura preventive, vetdijësuese dhe ndëshkuese ndaj kundervajtësve të ndryshëm në rrugë dhe janë shqiptuar gjithsej tetëmbdhjetë mijë e njëqind e tridhjetë (18130) gjoba të trafikut.

Prioritet në Planin Operativ “Siguria në trafikun rrugor” kanë qenë dhe janë kundervajtjet si: Alkooli, “Përdorimi i telefonit”, Tejkalimet e parregullta, Shpejtësia e tejkaluar, Mos vendosja e rripit të sigurisë dhe kundervajtjet tjera.

– Deri në këtë fazë janë konfiskuar rreth 1000 patentë shoferi si masë mbrojtëse

– Për Tejkalim të shpejtësisë janë shqiptuar 4100 gjoba,

– Tejkalimet në vendet e ndaluara dhe kolonat e mjeteve janë shqiptuar gjithsejt 542 gjoba,

– Për Përdorim të telefonit mobil janë shqiptuar, gjithsej 1470 gjoba,

– Për mos vendosje të rripit të sigurisë janë shqiptuar 3929 gjoba,

– Për Drejtim të mjetit pa patent shofer dhe kategori përkatëse janë shqiptuar 687 gjoba,

-Për Drejtim të mjetit nën ndikim të alkoolit gjithsejt 246 gjoba,

– Drejtim i mjetit pa regjistrim janë shqiptuar gjithsejt 747 gjoba

– Dhe kundervajtje të ndryshme sipas ligjit në fuqi.

Aksidentet nëpër rrugët tona mbeten ende shqetësuese, andaj respektoni rregullat që dalin nga ligji i trafikut për parandalimin e humbjes së jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë.

Komento: