Për 40 minuta, 4 grabitje: Dalin pamjet e personave që po kryejnë vjedhje në Fushë Kosovë

15:22 | 16 Qershor 2021

Banorët e Fushë Kosovës janë bërë cak i disa vjedhjeve në 24 orët e fundit.

Sipas banorëve shumë vjedhjet po kryhen nga të njëjtit persona.

Vetëm gjatë natës së mbrëmshme, në Fushë Kosovës kanë ndodhur 4 vjedhje, brenda 40 minutave në 4 lokale të ndryshme.

Banorët thonë se vjedhjet janë kryer nga një veturë e tipit Audi, ngjyrë hiri e mbyllur.

Një nga ta ka dërguar edhe një video në adresë të portalit.

Komento: