
Banorët e Fushë Kosovës janë bërë cak i disa vjedhjeve në 24 orët e fundit.
Sipas banorëve shumë vjedhjet po kryhen nga të njëjtit persona.
Vetëm gjatë natës së mbrëmshme, në Fushë Kosovës kanë ndodhur 4 vjedhje, brenda 40 minutave në 4 lokale të ndryshme.
Banorët thonë se vjedhjet janë kryer nga një veturë e tipit Audi, ngjyrë hiri e mbyllur.
Një nga ta ka dërguar edhe një video në adresë të portalit.