Për 8 mars, ky është falënderimi i ministrit Mehaj për ushtaret e Kosovës

18:53 | 08 Mars 2022

Ministri i Mbrojtjes falënderon ushtaret e Kosovës që sollën lirinë dhe ato që po i kontribuojnë sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka falënderuar të gjitha gratë që kanë luftuar për lirinë e Kosovës dhe atyre që tani shërbejnë për ta mbajtur vendin të sigurt.

Ai këtë e tha në një tubim me pjesëtaret e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Të gjitha grave që shërbyen për lirinë e Kosovës dhe atyre që shërbejnë në FSK, ju falënderojmë për kontributin tuaj. Sot, derisa reflektojmë për të kaluarën tonë dhe shikojmë drejt së ardhmes, ne e njohim kontributin e jashtëzakonshëm të grave në sektorin e sigurisë”.

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gjithandej në botë u përmendën ushtaret ukrainase për trimërinë dhe luftën e tyre në front.

Komento: