Për Bayernin, ky futbollist është sensacional.
Drejtori i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, e ka çmuar lojtarin që e huazuan nga Manchester City, Joao Cancelo, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
“Cancelo është lojtar sensacional. Ai ka ushtruar shumë mirë javës së kaluar dhe ka gjetur përsëri dëshirën për lojë. Është e vështirë ta gjesh ndonjë lojtar në Evropë sikurse ai që është aq i mirë në hapësira të vogla”, tha Salihamidzic.
Portugezi është huazuar tek Bayern Munich më 31 janar të këtij viti për 6 muaj nga Manchester City.