Për çdo urgjencë nga reshjet e shiut në Prishtinë thirrni në këta numra

16:33 | 10 Korrik 2019

Dëmet nga reshjet e shiut në Prishtinë, për çdo urgjencë thirrni në këta numra.

Reshjet e shumta të shiut si dhe erërat e forta nuk kanë të ndalur që prej ditës së djeshme.

Lidhur me këtë Komuna e Prishtinës ka njoftuar të gjithë qytetarët se reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në disa pjesë të qytetit.

Tutje është theksuar se të gjitha ekipet e shërbimeve publike, inspekcionit dhe kompanitë e kontraktuara nga komuna janë në teren për të lehtësuar pjesët e prekura nga këto reshje, raporton Indeksonline.

“Ju lutemi që për çfarëdo emergjence të thirrni në numrat pa pagesë 080012233 dhe 080012244”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Komento: