Për çfarë akuzohet Jakup Krasniqi nga Specialja? Flet avokati

16:42 | 04 Nëntor 2020

Avokati deklarohet se për çfarë akuzohet Jakup Krasniqi nga Specialja.

Ka përfunduar bastisja e EULEX-it në shtëpinë e ish-zëdhënësit të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Me të përfunduar ky aksion, avokati i Krasniqit, Valon Hasani ka konfirmuar se Jakup Krasniqi tashmë është arrestuar dhe është nisur drejt për në Hagë.

“Procedura e sotme e bastisjes ka zgjatë prej mëngjesit dhe sapo përfundoi batisja dhe me përfundimin e kësaj Krasniqi është nis për në Hagë dhe besoj se së shpejti do të fluturoj për atje”, tha Hasani, transmeton lajmi net.

Hasani deklaroi se Krasniqi dyshohet për vepra për të cilat nuk janë të specifikuara.

“Dyshohet për vepra për të cilat nuk janë të specifikuara, mirëpo janë në kuadrin të veprave që vijnë në juridiksionin e Dhomave të Specializuara. Urdhërarresti për të është bërë I ditur vetëm në momentin kur EULEX-i kanë ardhur në shtëpi për bastisje”, shtoi ai.

EULEX-i ka qëndruar në shtëpinë e Krasniqit që nga ora 06:00 e mëngjesit, tek ajo në Velani të Prishtinës dhe në Negrovc të komunës së Drenasit.

Komento: