“Për Dashurinë”, baladë nga Sabri Fejzullahu

15:39 | 11 Tetor 2020

Këngëtari i mirënjohur kosovar, Sabri Fejzullahu sot ka publikuar projektin e ri.

Bëhet fjalë për këngën e titulluar “Për Dashurinë”, e cila është shoqëruar me videoklip.

Për tekstin dhe muzikën e këngës u përkujdes Pirro Çako, orkestrimin e ka bërë Virusi.

Këngëtari gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktiv me projekte muzikore

Komento: