Për dy javë luftime, mbi 500 civilë të vrarë në Ukrainë

22:30 | 09 Mars 2022

Mbi 500 civilë të vrarë në Ukrainë për dy javë luftime.

516 civilë kanë mbetur të vrarë nga nisja e luftës në Ukrainë.

Ndërkaq, sipas Zyrës për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, janë 908 të tjerë që kanë pësuar lëndime për dy javë, transmeton KlanKosova.

Megjithatë, nga kjo zyrë thonë se besojnë se shifrat reale janë shumë më të larta.

Shumica e viktimave deri më tani theksohet se kanë pësuar nga eksplodimet dhe sulmet ajrore.

Komento: