19 rezoluta për dy vjet, por institucionet nuk po i zbatojnë.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar 19 rezoluta prej fillimit të legjislaturës së gjashtë, shtator 2017 e deri më tash. Pjesa dërrmuese e këtyre rezolutave, 14 sosh, përgjatë këtyre dy vjetëve u propozuan nga tri partitë opozitare, LDK-ja, LVV-ja dhe PSD-ja.
Mirëpo pavarësisht kësaj zbatimi i tyre po vazhdon të mbetet problem, pasi shumica e rezolutave të miratuara nuk po përfillen nga institucionet përkatëse.
Kështu konsiderojnë monitoruesit e punës së Kuvendit nga shoqëria civile, të cilët thonë se ndonëse rezolutat nuk janë ligjërisht të obligueshme për institucionet, ato kanë efekt politik dhe si të tilla duhet të respektohen nga institucionet përgjegjëse. Para dy ditësh deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan Rezolutën për Heqjen e Monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të automjeteve.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile konsiderojnë se edhe kjo rezolutë sikurse të tjerat nuk do të gjejë zbatimin e duhur, shkruan tutje “Zëri”
Ndërkohë derisa opozita kërkon zbatueshmërinë e tyre, zyrtarë të partive në pushtet thonë se rezolutat duhet të propozohen vetëm atëherë kur bllokohet çdo rrugë tjetër për ndryshim-plotësim të ligjeve.