Për ‘faqe të zezë’, kështu po shtrohen rrugët dhe trotuaret në Prishtinë

09:31 | 10 Korrik 2020

Në gjithë Prishtinën po punohet në sanimin e rrugëve dhe trotuarit. Mirëpo ajo që po bie në sy është se këto punime po bëhen shkel e shko nga kompanitë e kontraktuara nga Komuna e Prishtinës.

Qytetarët po raportojnë në vazhdimësi për cilësinë e dobët të punimeve që po bëhen në kryeqytet, shkruan ORAinfo.

Asfaltimi i rrugëve po bëhet pa ndonjë kriter, ndërsa edhe shtrimi i trotuareve me kubza po bëhet për ‘faqe të zezë’.

Foto: Pak muaj pasi u asfaltua, hapet grop gjigante

Një pamje e tillë është parë edhe në rrugën për Gërmi, shkruan ORAinfo.

‘Vrojtuesit e lagjes’ kanë posutar një foto ku shihet që një pjesë e trotuarit të ri në këtë pjesë të qytetit është bërë me beton duke krijuar një pamje të shëmtuar për sy.

“Rrugës për Gërmi, pa koment”, është përshkuar fotoja e publikuar nga kjo faqe.

Foto: Trotari i ri në rrugën për Gërmi

Pavarësisht cilësisë së dobët të punimeve në kryeqytet, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti deri me tani asnjëherë nuk ka reaguar për cilësinë e dobët të rrugëve dhe trotuareve në komunën që ai e udhëheq. /ORAinfo/

Komento: