Për gjashtë muaj ja sa persona në Kosovë humbën jetën në aksidente

17:37 | 06 July 2019

Viteve të fundit janë shtuar aksidentet me fatalitet.

Shpejtësia, mos-respektimi i shenjave, vozitja i dehur, përdorimi i telefonit e gjendja e rrugëve, konsiderohen si arsyet më të shpeshta të aksidenteve që ndodhin në rrugë, shkruan lajmi.net.

Ditëve të fundit pasur edhe vdekjen tragjike të dy të rinjve në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku në tentim për t’i kaluar korsitë – dy të rinj ranë në humnerë duke humbur jetën.

Statistikat e Policisë së Kosovës, megjithatë tregojnë një rënie të rasteve të vdekjeve në trafik për vitin 2019 krahasuar me vitin 2018.

Në periudhën Janar – Qershor të vitit të kaluar, në Kosovë kishin ndodhur 41 aksidente me fatalitet prej të cilave 52 persona kishin vdekur.

Në të njëjtën periudhë për këtë vit, janë shkaktuar 37 aksidente fatale në të cilat kanë humbur jetën 53 persona.

Ndërkohë, aksidente me lëndime në periudhën Janar – Qershor ishin saktësisht 2840 në raste të të cilat ishin lënduar 5629 persona, ndërsa në të njëjtën periudhë të këtij viti janë shkaktuar 2462 aksidente me lendime ku lendime kanë pësuar 4682 persona.

Ndërsa marrë në total, aksidente gjatë vitit të kaluar në periudhën gjashtë mujore Janar – Qershor kanë ndodhur 7003, ndërsa periudhën e njëjtë të këtij viti 6520.

Rritja e vetme gjatë këtij viti është ajo e tiketave të shqiptuara – gjë e cila edhe mund të ketë ndikuar në uljen e numrit të vdekjeve në komunikacion.

Gjatë vitit të kaluar për periudhën gjashtë mujore janë shqiptuar 184801 tiketa trafiku, ndërsa në të njëtën periudhë gjatë këtij viti kanë shqiptuar 200441 tiketa trafiku

Komento: