Për ‘hatër’ të Donnaurmmas, Milan shet yllin e madh

08:27 | 08 Korrik 2019

Krahas prurjeve të reja, Milan po përgatitet t’i shes edhe disa yje.

Milani ka bërë tri transferime në këtë fillim të merkatos.

Rosonerët të drejtuar nga Maldini dhe Boban kanë zyrtarizuar Theo Hernandezin nga Real Madrid derisa kanë marrëveshje me Krunic dhe Bennacer.

Skuadra tashmë është e fokusuar të shes disa emra lojtarësh për të mos sakrifikuar Donnarumman, e nga shitja e tyre të mbledhin shumën e vlerës së kartonit të portierit.

Në sulm nuk ka më vend për Castillejo , me të cilin Milan shpreson të fitojë me 15 milionë euro, dhe Borini , i cili mund të shitet për rreth 5 milionë.

Në mbrojtje, sytë janë fokusuar në korsinë e majtë, me ardhjen e Theo Hernandez, të dy Laxalt dhe Rodriguez mund të mbushin çantat e tyre , me të cilat Milani mund të mbledhë një shumë afër 30 milionë euro.

Një futbollist tjetër sigurisht që po largohet është Biglia me vlerë 6 milionë euro, i cili mund të përfshihet në negociatat për Veretout. Kështu, Milani mund të fitojë më shumë se 55 milionë euro.

Komento: