Për herë të dytë brenda tre ditësh, Levante “shokon” Atl Madridin

18:42 | 20 Shkurt 2021

Levante “shokon” Atl Madridin.

Atletico Madrid dhe Levante janë ndeshur në kuadër të xhiros së 24-të të La Ligas.

Skuadrat kishin një ndeshje të mbetur që ishte anuluar shkaku i COVID-19 më herët gjatë sezonit dhe u zhvillua para tre ditësh ku Levante ishte në avantazh me golin e Enis bardhit, por në fund barazoi me “Los Colchoneros”, transmeton lajmi.net.

Kësaj fitore sigurisht që do i gëzohen Real Madridi dhe Barcelona që po kërkojnë të ngushtojnë distancën me Atletico Madridin.

Morales shënoi golin e vetëm në ndeshje në min (30’). Skaudrat shkuan në pushime me rezultatin minimal në favor të Levantes.

Luis Suarez pati një rast nga goditja e lirë në pjesën e dytë, por që portieri mysafir u tregua fantastik me pritjen e tij.

Atletico u hodh në sulm, dhe nuk mundi të shënojë, ishte De Frutos i cili dyfishoi epërsinë dhe i dha goditjen përfundimtare Atleticos në min (90+5′).

Levate e sigurt doli nga Wanda Metropolitano triumfuese me tre pikë të plota.

Rezultati përfundimtar, Atletico Madrid 0-2 Levante.

Tani, Atletico ka 55 pikë dhe qëndron në vendin e parë, i ndjekur nga Real Madrid me 49 pikë dhe Barcelona me 46 pikë.

Ndërsa Levante ngjitet në pozitën e tetë me 31 pikë.

Komento: