Për herë të dytë në Kosovë, shënohet Dita Ndërkombëtare e Konsulencës

16:46 | 11 June 2019

Sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Konsulencës.

Është hera e dytë që kjo ditë po shënohet në Kosovë, shkruan ORAinfo.

Ky organizim u bënga Business Consultants Council, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim-BERZH.

Këtë njoftim e ka bërë Minsitri i Arsimit, Shkëncës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Qëllimi i shënimit të kësaj dite është diskutimi për perspektivën, rëndësinë dhe njohjen e konsulencës si profesion dhe rrjetëzim me akterë institucionalë, biznese dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare, shkruan ORAinfo.

” Kosova ka nevojë për fushën e konsulencës edhe në sferën private, por gjithsesi edhe në institucionet publike, ndërsa promovimi dhe ruajtja e standardeve profesionale të konsulencës, viteve të fundit ka marrë hov në Kosovë”- ka thënë Ministri Bytyqi.

Ai e sheh si shumë të nevojshme për vendin tonë zhvillimin e konsulencës, sepse sipas tij kjo është mënyra më e mirë për vendimmarrje.

Ministri ndër të tjera tha se MAShT ka përfituar nga konsulenca e ofruar nga Komisioni Evropian për rishikimin funksional të MAShT./ORAinfo/

Komento: