Flet një familjar i Lionel Messit për herë të parë.
Lionel Messi nuk është i lumtur në Barcelonë dhe dëshiron të provojë diçka të re.
Kështu ka thënë Maxi Biancucchi, kushëriri i 33-vjeçarit, që javën e kaluar zyrtarisht shokoi Barcelonën duke kërkuar largimin.
“Ai duhet të kërkojë një vend ku do të ishte i lumtur. Ishte i lumtur në Barcelonë dhe qëndroi në Barcelonë. Ajo lumturi për disa motive nuk vazhdoi më dhe dëshiron diçka të re. Mendoj se është e drejta e tij”, deklaroi ai për JUGONES.
Raportohet se destinacioni i Messit do të jetë Manchester City.