Për herë të parë, Kina nuk raportoi ndonjë rast të vdekjes nga COVID-19.
Të martën, Kina nuk raportoi asnjë rast të vdekjes nga koronavirusi. Kjo është hera e parë që në publikimin e të dhënave ditore për virusin, nuk figuronte asnjë viktimë.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit tha se të infektuar janë shënuar 32 raste, nga 39 sa ishin të hënën.
Qeveria kineze është nën vështrim nga komuniteti ndërkombëtarë nëse ajo po raporton shifrat e sakta.
Qeveria thotë, se që nga shpërthimi i epidemisë, më shumë se 3,331 njerëz kanë vdekur dhe 81.740 janë konfirmuar si të infektuar.
Të gjitha rastet që u konfirmuar martën kishin mbërritur në vend nga jashtë.
Kina është e shqetësuar se një valë e dytë e të infektuarve mund të ndodhë nga personat që shkojnë prej vendeve tjera.
Tashmë, vendi ka mbyllur kufirin për të huajt, përfshirë ata me viza ose leje qëndrimi.
Fluturimet ndërkombëtare janë reduktuar me dy linja ajrore kineze.
Por, zyrtarët e Vuhanit, vendi ku u paraqit për herë të parë virusi në dhjetor të vitit të kaluar, revokuan statusin “pa epidemi” në 45 vendbanime për shkak të shfaqjes së rasteve pa simptoma dhe për arsye të tjera të paspecifikuara.
Rastet pa simptoma i referohen dikujt që e bart virusin, por nuk ka simptoma.
Kina filloi të raportojë për këto raste në fillim të prillit.
Më shumë se 1,033 pacientë janë nën vëzhgimin mjekësor.