Për herë të parë, Policia e Kosovës kompozon marshin dhe himnin e saj

12:03 | 06 Shtator 2024
per-here-te-pare,-policia-e-kosoves-kompozon-marshin-dhe-himnin-e-saj

Për herë të parë që nga themelimi 25 vite më parë, Policia e Kosovës ka himnin dhe marshin e saj.

Kështu tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në ceremoninë e policisë në përvjetorin e themelimit.

“Në këtë datë historike të themelimit, Policia e Kosovës tani për herë të parë ka të kompozuar himnin dhe marshin e policisë, të cilat ekskluzivisht në këtë 25-vjetor do të publikohen”, tha Kelani.

Marshin dhe himnin e Policisë së Kosovës e kompozoi Valton Beqiri.

Komento: