Për herë të parë që nga nisja e luftës, Zelensky shihet përkrah gruas së tij

22:47 | 17 Maj 2022

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdon.

Volodymyr Zelensky është fotografuar në krah të bashkëshortes së tij Olena për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, pothuajse 3 muaj më parë.

Çifti ishte i pranishëm në varrimin e presidentit të parë ukrainas, Leonid Kravchuk, ceremoni që u mbajt ditën e sotme në Kiev.

Muajin e kaluar, Olena zbuloi se me bashkëshortin e saj ka folur vetëm në telefon, që në momentin kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Ajo u largua nga pallati presidencial në Kiev, së bashku me dy djemtë.

Komento: