Për herë të parë Rusia pranon zyrtarisht humbjet në Ukrainë

18:36 | 27 Shkurt 2022

Rusia ka pësuar humbje ndaj Ukrainës.

Për herë të parë, ministria ruse e Mbrojtjes ka pranuar humbje në Ukrainë, por nuk ka dhënë shifra.

“Ka pasur të vrarë dhe të plagosur në mesin e ushtrisë ruse gjatë rrjedhës së operacionit ushtarak special”, tha ministria e mbrojtjes në Moskë në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve TASS.

“Humbjet e pësuara nga forcat e armatosura ruse janë disa herë më pak se numri i nacionalistëve të shfarosur”, thuhet në deklaratë, shkruan BBC.

Komento: