Për herë të parë, Shkurte Gashi publikon fotografi të djalit

17:12 | 02 Shtator 2021

Shkurte Gashi publikon fotografi të djalit për herë të parë.

Duke qenë se tanimë me masat e reja nuk lejohet mbajtja e koncerteve apo ahengjeve të ndryshme familjare, këngëtarët kanë nisur pushimet.

Edhe Shkurte Gashi me familjen e saj ka nisur pushimet së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj, Malin.

Madje këngëtarja për herë të parë ka zbuluar edhe portretin e vogëlushit të saj, derisa kanë publikuar një fotografi familjare.

Shkurte Gashi mori epitetin nënë në dhjetor të vitit të kaluar, ku ajo dhe bashkëshorti i saj, Albert Limani u bënë prindër për herë të parë.

Komento: