Për herë të shtatë, Kuvendi synon nesër ta votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

16:04 | 11 Tetor 2020

Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit ka njoftuar se nesër do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme ku pritët të votohet në parim projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

Seanca pritet të fillojë në orën 10:00.

Kuvendi po ashtu njofton se prezenca e medieve në këtë seancë do të jetë e pamundur për shkak se e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike.

Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha pikat e rendit të ditës:

Votimi i Projektligjit nr. 07/L-034 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-015 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019,Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019,

Interpelancë me Kryeministrin e Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknike.

Komento: