Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuat se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas institutit, mëngjesi do të jetë relativisht i freskët.
“Nëpër ultësira ka mundësi të ketë mjegull të radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.