Parashikimi i motit në Shqipëri. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të vijoj të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike falë vlerave të larta barike dhe masat ajrore të thata më origjinë nga Afrika e Veriut.
Në këtë mënyrë moti do të jetë i kthjellët por do të ketë edhe vranësira kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Megjithatë në relievet malore të vendit vranësirat hera-herës bëhen deri të dendura shoqëruar me reshje shi në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër.
Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, dhe në bregdet deri në 8m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/35 Diell pak re
Kukës 16/32 Diell re shi
Lezhë 18/33 Diell pak re
Dibër 14/30 Diell re shi
Durrës 17/33 Diell
Tiranë 20/35 Diell pak re
Elbasan 18/36 Diell pak re
Berat 15/36 Diell pak re
Vlorë 18/34 Diell
Korçë 15/29 Diell re shi
Gjirokastër 14/34 Diell pak re
Sarandë 15/32 Diell