Për katër kilometra autostradë shteti paguan gjashtë milionë euro në Deçan

12:26 | 25 Maj 2019

Asfaltimi i rrugëve po e harxhon buxhetin e shtetit.

Në dalje të Deçanit për në Gjakovë, të premten, është përuruar nisja e punimeve për zgjerimin e rrugës kryesore të Deçanit, që shtrihet në segmentet rrugore të rrugëve “Dëshmorët e Kombit” dhe “Luan Haradinaj”, shkruan sot Koha Ditore.

Me këtë projekt parashihet ndërtimi i rrugës me dy korsi, që kalon nëpër qytet, prej “Urës së Demës” nga drejtimi i Pejës në hyrje të Deçanit, e deri përtej fshatit Cerrabreg, në dalje të Deçanit në drejtim të Gjakovës.

Gjithsej janë rreth 4 kilometra gjatësi, dhe përveç zgjerimit të rrugës, ky projekt parasheh ndërtimin e parkingjeve përgjatë rrugës, katër rrethrrotullime rrugore, trotuare, ndërtimi nën rrugë i sistemit të kanalizimit e ujësjellësit, ndriçimi i rrugës, një shteg gjelbërues dhe kanalet atmosferike.

Projekti në vlerë prej 5 milionë e 884 mijë eurosh do të bashkë financohet nga Komuna e Deçanit dhe Ministria e Infrastrukturës.

Komento: