Për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Ymer Dragusha dënohet me 2 vjet burgim

15:10 | 08 Korrik 2026
per-keqperdorim-te-detyres-zyrtare,-ymer-dragusha-denohet-me-2-vjet-burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Ymer Dragusha, duke e dënuar me dënim unik prej 2 vjet burgim lidhur me akuzën se në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit në zyrën e prokurimit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, pasi Dragusha ka arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë në këtë rast.

Bashkë me të në këtë rast akuzohen edhe ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna, por pasi Dragusha arriti marrëveshje për pranim fajësie, mori cilësinë e dëshmitarit bashkëpunues në këtë rast.

Të akuzuarit ngarkohen për dëmtim të buxheti të shtetit rreth 37 milionë euro,

Gjykatësi Beqiri tha se i akuzuari Dragusha është fajtor për katër vepra penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Komento: