Për këtë lojtar Milan ka vendosur t’i shpenzojë plotë 25 milionë, ja për çfarë sulmuesi është fjala

17:14 | 28 Tetor 2021

AC Milan ka rënë dakord për kushtet personale në parim me sulmuesin argjentinas, Julian Alvarez përpara një lëvizjeje të mundshme verën e ardhshme.

Mediat spanjolle raportojnë se lojtari është gati për një sfidë të re dhe Milan pritet të jetë destinacioni i radhës i lojtarit, përcjell ORAinfo.

Ai këtë sezon për River Plate ka shënuar 11 gola dhe 6 asistime në 14 ndeshje të luajtura.

Alvarez ka një kontratë deri në dhjetor 2022 dhe një klauzolë lirimi prej 25 milionë euro, dhe sipas mediave spanjolle kuqezinjtë kanë gjetur një marrëveshje me sulmuesin për t’iu bashkuar klubit verën e ardhshme.

Tani ata duhet të arrijnë një marrëveshje me River Plate, i cili kërkon një minimum prej 18 milionë eurosh nga shitja e tij, pavarësisht klauzolës së lirimit dhe situatës së tij kontraktuale.

Milani beson se ata mund ta përdorin atë në avantazhin e tyre dhe se pse oferta e tyre është maksimumi 10 milionë euro. /ORAinfo/

Komento: