Për këtë lojtar të Milanit goli mbetet “tabu”

13:38 | 11 February 2019

Hakan Calhanoglu në muajt e fundit ka qenë zhgënjyes.

Pas sezonit të përgjithshëm pozitiv, prisnim një formë cilësore nga ana e tij. Por kjo nuk ka ndodhur përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Gennaro Gattuso e ka mbrojtur gjithmonë dhe i ka dhënë besim. Dhe ndoshta ndeshja Milan-Cagliari ishte rasti në të cilin turku filloi ta shohë dritën në fund të tunelit.

Natën e kaluar performanca e tij ishte sigurisht më e mirë se shumë të tjerë. Kemi parë një lojtar shumë të gatshëm, i cili ka bërë gjithçka që nga fillimi deri në fund.

Ai ndihmoi në fazën mbrojtëse /Ai ishte në lojë, pa izoluar veten. Ai u përpoq disa herë të gjuante, por goli ende mbetet një “tabu”. Testi i numrit 10 rossonero ka qenë inkurajues dhe jep shpresë për të ardhmen./ORAinfo/

Komento: