
E ardhmja e tij ende nuk është e sigurtë.
Georginio Wijnaldum duroi një sezon të vështirë debutues në Paris Saint-Germain pasi u largua nga Liverpool si agjent i lirë, por CaughtOffside raporton se holandezi është i etur të qëndrojë në vend, përcjell ORAinfo.

Për momentin, mesfushori holandez pret të shohë se çfarë do të ndodhë me situatën menaxheriale të PSG-së, mes pyetjeve për të ardhmen e Mauricio Pochettino, dhe nuk do të nxitojë në ndonjë vendim të madh./ORAinfo/