Për libra të histories do të jetë goli i radhës i Ibrahimovic

21:01 | 24 Shkurt 2023

Goli i radhës i Ibrahimovic do të jetë për libra të histories.

Veterani i futbollit, suedezi Zlatan Ibrahimovic është afër rikthimit në fushë dhe goli i tij i radhës për Milanin do t’i sjellë atij një rekord të ri.

41-vjeçari Ibrahimovic është jashtë fushës pas një operacioni të rëndë në gju që e bëri në maj të vitit të kaluar.

Pavarësisht mungesës së gjatë, Zlatan pohon se nuk e ka ndërmend ta mbyllë karrierën dhe se po punon shumë për t’u rikuperuar. Dy ndeshjet e fundit të kuqezinjve në Serie A i ka ndjekur nga stoli, por rikthimi i tij në fushë pritet së shpejti.

Gazzetta dello Sport shkruan se me golin e radhës, Ibra do të thyejë rekordin e nivelit më të lartë të futbollit italian, pasi do të bëhet golashënuesi më i vjetër në historinë e ligës.

Sulmuesi suedez tashmë është në vendin e tretë në listë, sepse ai shënoi kur ishte 40 vjeç, tre muaj e gjashtë ditë.

Rekordi aktual është ish-mbrojtësi i Milanit, Alessandro Costacurta, i cili shënoi kur ishte 41 vjeç e 25 ditë.

Zlatan është 41 vjeç e 147 ditë, që do të thotë se pas golit të radhës do të bëhet rekordmen i ri, pra golashënuesi më i vjetër në historinë e Serie A.

Komento: