Për më pak se dy orë, lëndohen 9 persona në aksidente trafiku në Kosovë

14:02 | 22 August 2021

Për më pak se dy orë, lëndohen 9 persona në aksidente trafiku në Kosovë.

E diela ka nisur me numër të madh aksidentesh në vendin tonë. Vetëm në rajonin e Prishtinës, IndeksOnline ka raportuar për tri aksidente që kanë ndodhur paraditën e sotme.

Nga të gjitha këto aksidente ka pasur të lënduar.

Në tri raste të ndara të ndodhura në një periudhë kohore jo më shumë se 2 orë, 9 persona janë lënduar.

Derisa në rastin e parë një veturë ka goditur një këmbësor në kryeqytet më saktësisht në rrugën “Agim Ramadani”, duke i shkaktuar lëndime në qytetin e Podujevës në ora 11:00 në rrugën “Ali Ajeti”, ka ndodhur një aksident tjetër, ku tri vetura janë përplasur mes vete. Si pasojë e tij, tre persona kanë mbetur të lënduar.

Ndërsa një tjetër aksident ka ndodhur në Podujevë më saktësisht në fshatin Sibovc, ku dy vetura janë përplasur mes vete, duke lënë të lënduar pesë persona.

Komento: