Për merkaton e janarit, Mourinho ka në “radar” këtë lojtar

20:44 | 16 September 2022

José Mourinho e ka një sy në merkaton e janarit pasi konsideron se AS Roma nuk është forcuar aq mirë sa do të kishte shpresuar dhe beson se do t’i duhej, të paktën, një qendërmbrojtës i ri.

Në fakt, trajneri portugez ka vënë një emër në tavolinën e skuadrës kryeqytetase, atë të Trevoh Chalobah, lojtar aktual i Chelseat, duke qenë se konsideron se ka kushte mbresëlënëse për të pasur sukses në klubin romak, përcjell ORAinfo.

Siç raporton ‘FootballTransfers’, trajneri portugez dëshiron të forcojë mbrojtjen me ardhjen e lojtarit anglez pasi konsideron se ka shumë potencial dhe e njeh nga kategoritë më të ulëta të skuadrës londineze. Mediat e lartpërmendura sigurojnë se tashmë skuadra romake po ecën në përpjekje për të bindur lojtarin anglez, i cili nuk ka shumë rëndësi në Stamford Bridge dhe aq më pak pas ardhjes së Kalidou Koulibaly dhe Wesley Fofana./ORAinfo/

Komento: