Emiliano Sala është argjentinasi që humbi jetën pakë javë më parë si pasojë e një aksidenti ajror teksa po udhëtonte nga Nanta në Kardif, e trupi I tij u identifikua të premtën mbrëma.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, skuadra e Nantes ka konfirmuar se do të tërheqë përgjithnjë fanellën me nr.9, që mbahej nga sulmuesi argjentinas, Emiliano Sala.
Emiliano Sala luajti për 3 sezone e gjysmë në Francë me fanellën e Nantes, ku në 120 ndeshje realizoi 42 gola dhe fitoi zemrën e tifozerisë franceze.
“Emiliano Sala do të jetë përgjithnjë pjesë e legjendave që shkruan historinë e FC Nantës. Ndaj do të tërheqim fanellën me nr.9 që e ka mbajtur”, shkruhet në mesazhin e publikuar nga klubi francez.
Mësohet gjithashtu se në ndeshjen e radhës në kampionat, çmimi i biletave për ndeshjen midis Nantes dhe Nimes do të jetë vetëm 9 euro.