“Për një dashuri”, version i ri vjen nga Ermali dhe Butrinti

15:50 | 19 Shkurt 2020

Janë ndër këngëtarët me të pëlqyer në estradën shqiptare.

Dy emrat e njohur të skenës, Ermal Fejzullahu dhe Butrint Imeri kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë.

Dyshja kanë risjell këngën e shumë pëlqyer të Ermalit, “Për një dashuri”, por në një version më ndryshe.

Kënga është shoqëruar me një videoklip të veçantë.

Ndryshe, me këngën “Për një dashuri”, Ermali kishte marrë pjesë në Top Fest 2, në prill të vitit 2005.

Komento: