Për një ditë, Luana shpenzon mijëra euro për këtë fustan

23:59 | 26 Dhjetor 2020

Luana Vjollca shpenzoi këtë shumë parash për paraqitjen e fundit në ekran.

Moderatorja shqiptare njihet për shijen që ka.

Luana Vjollca nuk ndalon së shpenzuari shuma të mëdha për rrobat që vesh, shkruan lajmi.net.

Ajo për veshjet e ndryshme shpenzon shuma marramendëse pa u kursyer fare, ndërsa në paraqitjen e fundit në Instagram shihet të ketë veshur një fustan të kuq i cili ka kushtuar mijëra euro.

Një llogari Instagrami ka zbuluar shumën e saktë të artikujve që ajo veshi.

Fustani nga Alexander Mc Queen i kushtoi 5100 euro, takat 1000 euro nga Philipp Plein dhe vathët 1100 nga Alexander Mc Queen po ashtu.

Komento: