Për një ditë në Kosovë vdesin dy persona në vendin e punës

12:25 | 11 December 2020

Situatë e rëndë në sekorin privat: Për një ditë në Kosovë vdesin dy persona në vendin e punës.

Vetëm dje në Kosovë kanë vdekur dy persona në vendin e tyre të punës, raporton Gazeta Express.

Të dy këta ishin duke punuar në sektorin privat. Njëri në Prishtinë e njëri në Ferizaj.

“Dje me datë 10.12.2020, brenda dite humbëm dy punëtorë të sektorit Privat të Kosovës, humbëm këta punëtorë duke punuar në vendet e tyre të punës, njëri në Prishtinë e tjetri në Ferizaj gjersa familja e tyre e përcollën për ta kryere misionin e tyre për punë dhe që të mbrojë gjendjen e tyre sociale, në familje ata u kthyen në arkivol, pa dashur me hy në analiza se a patën masat mbrojtëse në punë apo jo, dhe pa paragjykuar se si erdhi deri të vdekja e tyre, një është e qartë ne po punojmë për shtetin dhe pronarin e kompanisë, e për ne kush po punon?! Askush!, Ne e dimë se vdekje do te ketë, se këto ndodhin gjithkund në botë, por me këtë numër të punëtorëve që kemi, numri i vdekjeve të ne është 4 herë me i madh andaj pse kjo”, thuhet në një reagim që e ka publikuar Sindikata.

“Punëtori vdiq, organet e shtetit për verifikim e kryen punën e tyre, e ne pyesim a thua këta punëtorë ose me mirë të themi familjet e tyre duhet mbetur në mëshirën e ëndrrave. Sindikata me kohë ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që ta ketë një fond për familjet e këtyre punëtorëve që së pakut ceremoninë e varrimit dhe të pamurit ta kryejnë ashtu si e kemi traditën, ka shumë familje që në mungesë të mjeteve nuk arrin ta përmbushin këtë obligim familjar. Qeveria po ndani mjete për fontanë dëshirash për lloj lloj projektesh pa asnjë arsye, andaj prapë ju thërrasim të ndani një fondi simbolik për këta punëtorë sepse në të kundërtën do ju mallkojë shtresa e ultë e punëtorëve (fukarave)”, ka thënë kryetari i sindikatës.

Komento: