“Për një grusht vota, Albin Kurti është në gjendje ta mohojë nënën dhe babën e vet”

19:51 | 06 Shkurt 2021

Gjoshi i reagon Kurtit.

Betim Gjoshi nga PDK, ka reaguar pas vizitës që kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, kishte në Shtërpcë, ku u pa të jetë i shoqëruar nga Cvetko Veljkovic, i cili kohë më parë kishte shprehte haptas simpatinë e tij për kriminelin serb të luftës, Ratko Mlladic.

Gjoshi në reagimin e tij ka thënë se Kurti për një grusht votash është në gjendje ta mohojë nënën dhe babën e vet.

“Për një grusht vota, Albin Kurti është në gjendje ta mohojë nanën dhe babën e vet. Prandaj pa problem rrin edhe me adhuruesit e kriminelit Ratko Mlladiq”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Albin Kurti

Për një grusht vota, Albin Kurti është në gjendje ta mohojë nanën dhe babën e vet.

Prandaj pa problem rrin edhe me adhuruesit e kriminelit Ratko Mlladiq.

Ai një ditë do t’i mohojë edhe krimet e Serbisë në Kosovë.

Sa ishte opozitar i vizitojke Nanat Gjakovare dhe u premtonte se nuk shkon në dialog pa u zgjidhur fati i të pagjeturve. E kur hyri në

Qeveri e harroi premtimin dhe shkoi u zgërdhi te Bërnabiqi.

Komento: