Për një javë, 41 të lënduar si pasojë e aksidenteve në Ferizaj

11:56 | 12 Janar 2026
Për një javë, 41 të lënduar si pasojë e aksidenteve në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt, ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar (5-11 janar),janë shkaktuar gjithsej 38 aksidente.

Në bazë të njoftimit të policisë, si pasojë e këtyre aksidenteve, i lënduan gjithsej 41 persona. Tutje, policia ka bërë të ditur se në këtë vazhdë kohore, u shqiptuan 1 mijë e 546 gjoba për thyerje të rregullave të trafikut.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut”.

Komento: