Për një javë nëntë raste të dhu*nës në familje në regjion të Ferizajt

16:05 | 16 Shtator 2024
per-nje-jave-nente-raste-te-dhu*nes-ne-familje-ne-regjion-te-ferizajt

Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës që shkoi janë raportuar 9 raste të dhunës në familje, prej tyre 6 raste janë raportuar në Ferizaj, 2 raste në Shtime dhe 1 rast në Kaçanik.

Sipas policisë, me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 2 persona pasi janë intërvistuar nga policët hetues të dhunës në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa 7 persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

‘’Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje. Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: