Për një javë, policia në Mitrovicë ka arrestuar 7 persona të kërkuar nga gjykata

16:31 | 13 Shtator 2023
per-nje-jave,-policia-ne-mitrovice-ka-arrestuar-7-persona-te-kerkuar-nga-gjykata

Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut, gjatë javës ka realizuar 269 patrullime policore, në kuadër të zbatimit të planit operativ Goditja.

Ky operacion i nisur javë më parë, sipas policisë po vazhdon me kontrolle të shumta dhe në lokacione të ndryshme për qëllimin e sigurisë.

“Gjatë këtyre patrullimeve janë arrestuar 4 persona, 1476 persona të legjimituar, 18 armë të ftohta janë konfiskuar, 7 persona të kërkuar nga gjykata, 207 pika kontrolli të automjeteve janë realizuar, 1100 vetura të kontrolluar dhe 41 pika kontrolli me radar janë realizuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Angazhimet në realizimin detyrave operative do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim./Front Online

Komento: