Taksa ndaj Serbisë ka ndikuar që për vetëm një muaj të importohen 10 milionë kilogramë grurë më pak nga Serbia.
Për vetëm një muaj vendosje të taksës 100 për qind të produkteve serbe, 10 milionë kilogramë grurë më pak kanë hyrë nga Serbia për në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur Dogana e Kosovës.
“Prej nëntorit ky trend ka rënë dhe tani kemi vetëm 120 milionë kg grurë të importuar. Në aspektin e origjinës së atij gruri, e kemi vërejt se 90 % është nga Serbia por pas aplikimit të masës tani origjina ka filluar të ndryshojë, pra të vijë prej vendeve tjera”, tha për televizionin publik zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.
Megjithëse taksa e vendosur ndaj Serbisë nga Qeveria e Kosovës nuk është parë si rrezik për ngritjen e çmimeve, efektet e saj tashmë i kanë vërejtur përpunuesit e grurit të cilët edhe pse po arrijnë të gjejnë alternativa tjera të furnizimit me grurë thonë se kanë konkurrencë nga Maqedonia dhe Shqipëria.