Për qëndrimet ndaj Speciales, zëdhënësi i Vetëvendosjes i del në mbrojtje Kurtit

11:47 | 17 Nëntor 2020

Zëdhënësi i Vetëvendosjes i del në mbrojtje Kurtit për qëndrimet ndaj Speciales.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosjes Përparim Kryeziu, i ka dalë në mbrojtje Albin Kurtit, për qëndrimet e tij ndaj Gjykatës Speciale.

Kryeziu tha se Kurtit nuk i janë dy javë për t’i përmbledhur qëndrimet e tij ndaj Speciales.

Sipas tij lideri i Vetëvendosjes, të njëjtat qëndrime i ka pasur për pesë vjet.

“Albin Kurtit nuk i janë dashur dy javë për t’i përmbledhur qëndrimet e tij të para pesë vjetëve dhe përgjatë pesë vjetëve për Gjykatën Speciale”.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes theksoi se dy javë u janë dashur të tjerëve të pajtohen me Albin Kurtin.

“Dy javë u janë dashur të tjerëve, e sidomos këto dy javë, që ta kuptojnë e të pajtohen me atë që z. Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! kanë thënë që para pesë vjetëve e përgjatë pesë vjetëve”.

Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, para disa ditësh në një konferencë për media ka kërkuar bashkim për ta mbrojtur luftën çlirimtare si tërësi duke mos i ndarë në emra të veçantë.

Ish-kryeministri pati thënë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk kanë bërë luftë kriminale dhe as nuk kanë pasur qëllim të kontrollojnë gjithçka në kohën e luftës.

Komento: