Dhuratat e Shën Valentinit kanë filluar për renë e Gilit.
Ajo tashmë është bërë fytyrë e njohur për publikun dhe shumë shpesh komentohet nga mediat rozë.
Që kur Herolina dhe Robert Berani bënë publike lidhjen e tyre, ata vazhdimisht janë pjesë e portaleve dhe përcillen nga të gjithë.
Bukuroshja ndan shumë shpesh imazhe nga përditshmëria e saj dhe jeta luksoze që bën.
Këtë herë ajo ka publikuar në Instastory-n e saj një buqetë me lule dhe ne kapëm detajin, të cilin ajo me një “emoji” tentoi ta mbulonte, “Të dua”, shkruan në kartolinën e buqetës.
Ndoshta Roberti nuk ka mundur të presë datën 14 shkurt, për t’i bërë dhurata të dashurës së tij.