Për shkak të Kosovës, Hahn vizitë të papritur në Beograd

08:57 | 23 Mars 2019

Për shkak të Kosovës, Johannes Hahn do ta vizitojë javën e ardhshme Serbinë.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjërim, Johannes Hahn do të vizitojë Beogradin në fund të këtij muaji.

Ai do të qëndroj në Beograd më 29 mars, saktësisht një javë nga sot.

Deri tani, nuk është paralajmëruar ndonjë vizitë tjetër në rajon nga Hahn përveç kësaj në Serbi.

Mediat serbe nuk kanë dhënë më shumë detaje në lidhje me vizitën.

Raportohet se vizita ka të bëjë në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi.

Komento: