Për shkak të mungesën së kuorumit, s’ka votim për Projektligjin për Diasporën

19:57 | 15 Prill 2019

Sërish nuk ka kuorum për votim, në Kuvendin e Kosovës.

Pas diskutimeve në Kuvend për Projektligjin për Diasporën, që zgjati mbi dy orë, ky projektligj nuk u hedh në votim për shkak të mungesës së kuorumit, pasi në sallë ishin vetëm 37 deputetë.

Edhe pse nuk ka kuorum, Kuvendi po vazhdon shqyrtimin e pikave në bazë të rendit të ditës.

Tashmë është duke shqyrtuar Projektligj e Punës, i cili është arsyetuar fillimisht nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.

Komento: