Shqipëria është futur në listën e zezë të BE, pas rritjes së rasteve me koronavirus.
Pas vendimit të ambasadorëve të BE -së të mërkurën, Këshilli i BE-së sot përditësoi zyrtarisht listën e vendeve të treta “epidemiologjikisht të sigurta” për udhëtime në BE, e cila nuk përfshin më Shqipërinë.
Përveç Shqipërisë, Japonia, Armenia, Azerbajxhani, Serbia dhe Brunei janë hequr nga lista e re.
Në të ashtuquajturën “listë të gjelbër” janë shtuar Uruguai dhe përfshin Australinë, Bosnjën, Kanadanë, Jordaninë, Zelandën e Re, Katarin, Moldavinë, Arabinë Saudite, Singaporin, Korenë e Jugut, Ukrainën dhe Kinën, duke iu nënshtruar konfirmimit të reciprocitetit, përfshirë territoret e Hong Kongut dhe Makau.
Një deklaratë nga Këshilli i BE-së tha se udhëtimet jo thelbësore në BE nga vendet ose entitetet që nuk ishin në listë ishin “subjekt i kufizimeve të përkohshme”, por nuk paragjykoi mundësinë që shtetet anëtare të heqin kufizimin e përkohshëm të udhëtimeve jo thelbësore në BE për “udhëtarët e vaksinuar plotësisht”.
Këshilli i BE -së thekson se lista është miratuar në formën e një rekomandimi për shtetet anëtare dhe do të vazhdojë të rishikohet çdo dy javë.
Shqipëria është futur në listën e zezë të BE, pas rritjes së rasteve me koronavirus.